Për një ambient të pastër!

Eco Clean Sh.P.K, është kompani profesionale e shërbimeve të pastrimit dhe distributor i autorizuar i produkteve Diveresy, e themeluar në nëntor të vitit 2010. Specialiteti ynë konsiston në ofrimin e shërbimeve të pastrimit me staf të trajnuar dhe ofrimin e produkteve ekologjike gjatë bashkëpunimit. Produktet tona janë miqësore ndaj mjedisit, por është e rëndësishme të ceket që qëllimi ynë dhe i produkteve tona është që shpenzimet e produktit dhe ujit të jenë minimale, ndërsa kursimi i energjisë të jetë maksimal.

Ne jemi krenarë dhe distributor të autorizuar të Diversey; një kompani lider në botë në prodhimin e produkteve higjienike. Krahas Diveresy, Eco Clean LLC shpërndan produktet e VILEDA Professional, LUCART, GHIBLI & WIRBEL, LOSDI, SANTOEMMA, etj.

Produktet tona së bashku me ekipin tonë të trajnuar do të sigurojnë që klientët tanë:

  • Kanë një imazh dhe pamje mbresëlënëse;
  • Të kenë mjedis të shëndetshëm që garanton sigurinë e kujtdo në të;
  • Kanë në dispozicion vetëm produktet më të mira dhe stafin më të mirë;
  • Kanë zgjidhje të optimizuara që shpenzimet operacionale të jenë minimale;

Ne u ofrojmë klientëve tanë paqe mendore, në mënyrë që ata të përqendrohen në pjesët kryesore të biznesit të tyre.

Produktet

Pastërtia e shkëlqyer

Ne kombinojmë produkte premium, teknologji inovative dhe fleksibile, si dhe ofrojmë një shërbim të cilësisë së lartë. Portofoli ynë përfshin produkte higjienike për çdo segment të tregut.

Teknologjia dhe laboratore lidere

Bashkëpunimi i EcoClean vetëm me kompanitë kryesore në botë siguron që produktet tona dhe shërbimet tona të mbështeten nga teknologjitë dhe laboratorët udhëheqës në fushën e higjienës. Teknologjitë që përdorim sjellin ndryshimin në tregun tonë dhe ofrojnë zgjidhje ekonomike, afatgjata dhe ekologjike për biznesin tuaj.

Brendet që përfaqësojmë

Brendet tona Amerikane dhe Evropiane na mundësojnë të ofrojmë zgjidhje higjienike gjithëpërfshirëse.

Ekipi ynë

Stafi ynë i besueshëm dhe i trajnuar nxit suksesin me klient dhe bashkepuntorë, sot dhe ne te ardhmen. Përgjatë viteve stafi ynë na ka ndihmuar dhe ka qenë faktor në zhvillimin e marrëdhënieve të frytshme me bashkëpuntorët dhe klientët tanë. Ne e vlerësojmë se një staf i mirë trajnuar dhe i lumtur, reflekton direkt mbi ne dhe shërbimet tona.

Klientët tanë

Puna jonë e suksesshme dhe e pandalshme, produktet tona, si dhe etika e punës dhe mirëqenia jonë kanë rezultuar në fitimin e respektit dhe besimit të klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë."